Soreca i dorëzon Bashës progres-raportin e KE-së

Politike

Kreu i delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri i ka dorëzuar ditën e sotme progres-raportin e Komisionit Evropian, liderit të demokratëve Lulzim Basha. Në një postim në llogarinë e tij në Twitter, Luigi Soreca shprehet se roli i opozitës është esencial në monitorimin dhe implementimin e rekomandimeve që bëhen nga KE në raportin për integrimin.

Ambasadori bën po ashtu të ditur se në Selinë Blu u bë edhe një diskutim i përgjithshëm rreth agjendës parlamentare për muajt në vijim.

“BE ka besim tek roli pozitiv i luajtur nga lidershipi i PD në këtë moment të rëndësishëm politik për Shqipërinë në rrugën drejt anëtarësimit në BE.”

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?