Rama mbledh sot kryebashkiakët

Politike

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një mbledhje me kryetarët e bashkive ditën e sotme. Mësohet se mbledhja do të zhvillohet rreth orës 12:00, në sallën e mbledhjeve në Kryeministri. Ende nuk dihet se çfarë do të diskutohet në këtë takim, nëse Kreu i Qeverisë do të japë ndonjë njoftim në lidhje me punën e kryebashkiakëve apo jo.

Për herë të fundit, Rama i mblodhi kryetarët e Bashkive në muajin korrik. Në këtë mbledhje ai bëri me dije përjashtimin e ish-Kreut të Bashkisë Lushnje, Fatas Tushe dhe paralajmëroi të gjithë socialistët se PS-ja nuk do të bëhet mburojë e shkeljeve të asnjërit prej tyre.

Tushe u vu në pranga pasi akuzohej për shpërdorim detyre. Bëhet fjalë për një tender me vlerë rreth 23 mln lekë për rehabilitimin e një kanali ujitës në fshatrat Bishqethëm dhe Bitaj.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?