Basha: 3 amendamentët janë në Kuvend, ‘bajraktarët’ e bashkive grabisin qytetarët
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha në një konferencë me gazetarët se PD sapo ka depozituar në Kuvend amendamentet kushtetuese.
Në fjalën e tij, Basha sqaroi këto amendamente, duke u shprehur se së pari kanë të bëjnë me reformën zgjedhore dhe zhbërjen e ndryshimeve të 30 korrikut, që sipas kryedemokratit, u kaluan pa vullnetin e opozitës.
Më tej, Basha theksoi se amendamentet kanë të bëjnë “me katastrofën e përditshme, që përjetojnë shqiptarët”, si dhe me vettingun e politikanëve.
Lulzim Basha: PD ka depozituar zyrtarisht amendamentet në Kuvendin e Shqipërisë. Ashtu siç ju kam informua në nisje të këtij procesi këto tre amendamente janë për çështje garancie që do tu jepet shqiptarëve që zgjedhjet e ardhshme të mos jenë lukuni dhe areën presioni për qytetarët, për patronazhistët që bashkë me kreun e tyre i pret belaja. Amendamentet janë për të zhbëtë këto ndryshime kushtetuese. Ameandamenti tjetër ka të bëjë me katastrofën e përditshme që përjetojnë shqiptarët për shkak të asaj që progress raporti e konsideron nëj dështim, është reforma territoriale. Kemi kemi bërë regres. Që nga plherat edhe te uji i pijshëm, një pushtet i fokusuar tek 61 bajraktarë që vetëm në terma grabisin 100 mln euro më shumë se sa kushtonin punonjësit në bashki para 2013-s. Ka një vullnet që unë e kam prekur në çdo turmë për të patur pushtetin vendos afër qytetarëve.