Të gjithë zyrtarët shiten e blihen, këta janë modeli i një shteti të padrejtë

Aktualitet

Deputeti Erion Braçe ka reaguar në lidhje me një investigim të kryer nga emisioni “Top Story” ku u denoncua fakti se vendet e ngjarjeve të aksidenteve janë kthyer në skema të mirëfillta korrupsioni, ku shpeshherë fajtorë janë shpallur viktimat.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Braçe thotë se po devojojmë nga ekonomia e tregut ku çdo gjë, duke filluar nga ekspertiza e deri tek jeta e humbur kanë një çmim.

Sipas deputetit të fajësosh viktimat vetëm për të fituar para është një krim. Më tej ai ka shtuar se duhen ligje të reja sa më parë për të ndaluar këtë organizatë kriminale.

Postimi i plotë i Erion Braçes:

KJO QE KA HETUAR TOP STORY NE TOP CHANNEL, ESHTE

NJE ORGANIZATE KRIMINALE!

JU MERR SHPIRTIN NJEREZVE!

Poooo organizate kriminale e themeluar mbi parane, parane, parane.

Qe ne po devijojme nga ekonomia e tregut, ligji e rregulli drejt nje shoqerie tregu ku cdo gje, po cdo gje-nga nje akt ligjor/ekspertiza deri tek jeta e humbur, ka nje cmim, i veme ne nje cmim, kjo eshte e qarte si drita e diellit!

Por qe viktimen, viktimat e aksidenteve ti besh edhe fajtore per te fituar e ndare para, ky eshte krim, madje i rende, i organizuar kur police ne vendngjarje, eksperte gjithfaresh e te pa licensuar, te veteshpallur, prokurore e gjyqtare-disa syresh, kompani sigurimi, merren vesh, koordinojne, manipulojne, fallsifikojne, vendosin dhe ndajne parane.

TE GJITHE ZYRTARE TE SHTETIT QE SHITEN E BLIHEN NGA FAJTORE FAKTIKE DHE DEPOZITA PARASH!

KY/KETA JANE MODELI I NJE SHTETI TE PADREJTE DHE PADREJTESIA I BEN NJEREZIT TE URREJNE, SHAJNE E MALLKOJNE SHTETIN.

Degjova gjithashtu drejtorin e DPSHTRR qe foli qarte per hapesira ligjore demberese, ne funksion e te shfrytezuara nga kjo organizate kriminale qe ju merr shpirtin njerezve se gjalli e se vdekuri;

DUHEN LIGJET E REJA SA ME PARE!

Parlamenti per kete vlen, per kete eshte krijuar!

Jam i gatshem te punoj me te dhe cilido per te paraqitur ne parlament paketen ligjore qe i jep fund mundesise per kete krim, kete organizate kriminale.

VO: Video copyright @topstory.tch

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?