Korfuzi shpall gjendjen e emergjencës, pamjet që po bëjnë xhiron e rrjetit (Foto)
Pas zjarreve që shkrumbuan mijëra hektarë tokë, Greqia përballet me përmbytje masive. Për të dytën ditë radhazi, stuhia e pagëzuar me emrin “Balos” solli reshje të dendura në ishullin e Korfuzit, dhe probleme serioze në rajonin e Atikës, duke përmbytur banesat, shkollat dhe rrugët.
Mijëra qytetarë mbetën të bllokuar në automjetet e tyre dhe autobusë, për disa orë me radhë. Autoritet në Korfuz shpallën gjendjen e emergjencës.
“Kaosi tregoi edhe një herë se sa i pambrojtur është kryeqyteti përballë motit të keq”, shkruajnë mediat lokale.
Sasia e pazakontë e reshjeve dhe infrastruktura problematike e Athinës, çuan në paralizë qarkullimin në arteriet kryesore rreth vendit. Linja hekurudhore Kifissia-Pireus, u nda në dysh për shkak të grumbullimit të ujit, e po ashtu shërbimet e tramit dhe autobusëve patën një sërë problemesh.