Rama: Vendimi është konfidencial, po bëheni palë kundër

Politike

Rama: Keni kërkuar hapjen e një Komisioni Hetimor, mund të na tregoni vendimin me të cilin jeni njohur.

*Bardhi çohet nga vendi

Rama: Nuk ka asnjë njohje të publikut nga Gjykata, kjo që bëni ju quhet vepër penale. Kjo që bëni ju është e dënueshme, vendimi është konfidencial. Ju nuk shpjegoni burimin zyrtar e publik. Shkoni tek faqja e Gjykatës, nëse është vendimi aty, keni të drejtë. Ju thoni se është e qartë se Shqipëria do të paguajë. Se vini ju këtu dhe pretendoni të korrektoni në ecje e sipër atë që thoni se zotëria është “out of control”. Mësoni të dëgjoni! Jo vetëm të flisni meqë jeni partizan i të drejtës të mohuar të fjalës. Habitem si e keni këtë problem. Jam gati që të flisni gjithë javën, unë jam votë me ju. Krijoni dhe një shtëpi të dytë, para se të vijë Foltorja tek shtëpia e parë. Po mbroni një njëri në kërkim, për të bërë politikë. Të gjithë këto detyrime janë në Republikën e Shqipërisë, nuk është e ndarë. Pavarësisht se ju doni të bëni Republikë të Re. Ju doni që ta fusni hallin tuaj dhe doni të bëni politikë. Përhapni një dokument që sipas Gjykatës është i mbuluar nga konfidencialiteti, shpifni se shtetit ka nisur të paguajë. Konfidencialiteti i çështjes ëhstë detyrues për qeverinë e Shqipërisë, edhe për parlamentin të paktën duhet të jetë. Nuk mundet që një Komision Hetimor të kthehet në interes për avokatët e palës tjetër. Nuk jam ai pala tjetër që të them, mos keni marrë ndonjë kaush me fara nga ai ju që…Se i keni qejf farat në përgjithësi. Lulzim ta kam thënë që hallexhinjve nuk i shtoj hallet. Unë po të ndjek dhe më vonë kemi kohë prapë. Nuk jam ai pala tjetër që të them, mos keni marrë ndonjë kaush me fara nga ai ju që…Se i keni qejf farat në përgjithësi. Lulzim ta kam thënë që hallexhinjve nuk i shtoj hallet. Unë po të ndjek dhe më vonë kemi kohë prapë. Mos bëj gara me atë për qenefin, se nuk ka konkurencë. Komisionin në fjalë ta harroni se nuk do të bëhet. PO bëjmë betejë. Se kë në krye ku, e kanë vendosur shqiptarët. Ju keni hall kush në krye ku. Nuk iu përzihemi. Unë ngaqë jam më i madh se Lulëzim them, mos e përsëritur atë se si ai nuk bëhesh dot. Mos u bëfsj kurrë. Ji në lartësinë e flokëve të krehura me kujdes, kostumit dhe buzëqeshjes. Nuk bëhesh dot!

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?