Presidenti i Brazilit refuzon të marrë vaskinën
Më shumë se 600.ooo qytetarë kanë humbur jetën për shkak të covid-19 të cilin presidenti i Brazilit e quajti “grip të lehtë”. Sipas The Guardian, Jair Bolsonaro, ka dhënë njoftimin se do të refuzojë vaksinimin, pasi për të nuk ka asnjë kuptim kjo gjë.
“Kam vendosur të mos e marr vaksinën. Kam ndjekur studimet e reja dhe.. Pse duhet të vaksinohem? Thjesht nuk bën sens” tha presidenti Bolsonaro, duke shtuar se anti-trupat e tij tanimë ishin “ngritur në qiell” pas infektimit të fundit.
Ai mohoi të ishte kundër vaksinimit, por tha se ishte kundër atyre që po “tërboheshin” për të blerë vaksina. Komentet e tij, të cilat erdhën menjëherë pasi numri i viktimave nga covid në Brazil kaloi shifrën 600.000, shkaktoi zemërim të madh tek vendasit, të cilët e akuzuan se po përpiqej të largonte vëmendjen nga shumë probleme të rëndësishme si rritja e urisë, varfërisë dhe inflacioni.
“Është budallëk dhe vendim egoist, sepse vaksinimi nuk është vetëm për të mbrojtur veten, por edhe ata rreth teje,” tha Natalia Pasternak, udhëheqësja e lëvizjës qytetare “QSI”.
154 milion njerëz kanë mundur të marrin një dozë të vaksinës, që përbën 47% të popullatës në Brazil, ndërkohë që 47% e tyre janë vaksinuar ploësisht.