Tensionet në Kosovë! Vjen reagimi nga Brukseli: Ndaluni menjëherë!
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Josep Borrell ka reaguar lidhur me tensionet që ka pasur sot në Veri të Kosovës mes qytetarëve serbë dhe Policisë së Kosovës. Me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, ai shkruan se inicidentet e dhunshme duhet që të ndalen, ndërsa shtoi se është në kontakt me të dy palët për të zgjidhur çështjen.
“Incidentet e dhunshme në veri të Kosovës duhet të ndalen menjëherë. Veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara që rrezikojnë stabilitetin janë të papranueshme. Të gjitha çështjet e hapura duhet të adresohen përmes Dialogut të lehtësuar nga BE. Ne jemi në kontakt me Beogradin dhe Prishtinën,”-shkruan Borrell.