Jemi pak për të qenë të ndarë

Aktualitet

Deputeti i PD në Kukës, Flamur Hoxha ka zgjedhur që të jetë asnjanës në “luftën” politike të ish kryeministrit Sali Berisha me kreun e PD, Lulzim Basha.

Berisha mbrëmë mbajti “Foltoren” e radhës në Kukës, por Hoxha nuk ishte pjesë. Ai  me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se ka vendosur të jetë institucional. Duke lënë kështu të kuptohet se do të mbështesë demokratët dhe vendimin që ata do të marrin.

Postimi i plotë i Flamur Hoxhës:

Të dashur demokratë, votues e miq të mi.

Uroj që këtë status secili ta lexoje larg emocioneve e sa më afër realitetit objektiv të PD prej 30 vitesh. Asokohe isha 23 vjeçar kur u bera antarë nismëtar i saj, i PDSH.

Unë jam votuar nga mijëra qytetarë e demokrate kuksiane që të jem deputet i PD. Ndjehem krenar dhe jam mirënjohës thellësisht votuesve të mi e të PD.

Unë jam një individ në oqeanin PD, kontribues i përjetshëm pa kushte dhe gjithnjë pranë në kohërat e vështira te saj.

Njerëzit që më kanë njohur e dinë se nuk jam rastësisht në anijen PD, nuk jam rastësisht antikomunist të cilën  e kam të shkruar në lëkurë me plumba.

Edukata, pjekuria e formimi im më kanë diktuar gjithmonë të jem institucional. Prandaj jam e do të jem pjesë e institucionit të madh PD, pjesë e forumeve zyrtare  të zgjedhura me votat e demokratëve, pjesë e grupit parlamentar të PD.

I mirëkuptoj zërat spontane që thërrasin të dalim nga institucionet por nuk e kam menduar kurrë të dal nga institucioni i shenjtë PD.

Jeta ime si dhe fjala është e shenjtë edhe në misionin fisnik per te kontribuar politikisht në PD ku gjendem natyrshëm. Unë nuk jam në PD per hatër te askujt as për mëshirë te ndokujt, jam në PD për hir të familjes e historisë time.

Miq demokrate, jemi shumë e më shumë të bashkuar, jemi pak për të qenë të ndarë e të përçarë, garojmë në kontribute për PD dhe jo në përfitime prej saj.

Mirënjohje për ju!

Flamuri

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?