Shkatërrohet grupi kriminal në Spanjë
Një operacion nga Policia Kombëtare spanjolle dhe Garda Urbane e Barcelonës , në koordinim me EUROPOL, ka rezultuar në arrestimin e tre personave që ishin angazhuar në falsifikimin e dokumenteve spanjolle dhe të huaja, si dhe ne vjedhjen dhe shitjen e mëvonshme të këtyre. Catalunyadiari shkruan se të gjithë tw arrestuarit me kombësi algjeriane dhe marokene, ishin pjesë e një organizate kriminale.
Policia filloi hetimet në fillim të këtij viti, kur mori raporte anonime në lidhje me një organizatë që përdorte të miturit për të vjedhur dokumente. Materiali i vjedhur iu dorëzua drejtuesit të grupit, i cili ishte përgjegjës për shitjen e tyre në tregun e zi, ose në formatin origjinal ose pjesërisht të falsifikuar. Sipas Policisë Kombëtare , organizata kishte degë në disa qytete evropiane. Në lidhje me këtë, gjatë hetimit, një ngarkesë në Greqi u përgjua, e cila përmbante njëqind dokumente, 65 prej të cilave ishin raportuar si të vjedhura. Ndërkohë që në fotot e publikuara nga Europol dhe mediat spanjolle mes shumë pasaportave shihet edhe pasaporta shqiptare.
Më shumë se 2,000 dokumente identiteti të përfshira
Operacioni i përbashkët midis Policisë Kombëtare dhe Gardës Urbane të Barcelonës kreu regjistrime dhe kontrolle në tre shtëpi në kryeqytetin katalanas. Gjatë këtyre, u sekuestruan më shumë se 2,000 dokumente identiteti, si DNI ose pasaporta spanjolle, si dhe një mori dokumentesh nga vende të tjera evropiane.
Po kështu, në tre ndërtesat në të cilat u bënë kontrolle, agjentët e forcave të sigurisë gjetën gjithashtu 13,000 euro para në dorë, më shumë se 25 terminale celularë, një armë dhe një sasi të madhe materialesh dhe mjetesh për të falsifikuar dokumentet.