Berisha: Duhet të përgatitemi për protestat më të fuqishme

Politike

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë thirrje për protestë nga qyteti i Elbasanit! Nga “Foltorja”, Berisha ka paralajmëruar pasardhësin e tij se do të organizojnë një nga protestat më të mëdha që ka njohur vendi, për rritjen e çmimeve. Po ashtu, ai ka paralajmëruar se ai dhe të tjerët nuk do të lëvizin nga sheshi pa e “hedhur” kryeministrin Edi Rama.

Duhet të përgatitemi për protestat më të fuqishme që ka njohur vendi. Protestë, protestë dhe vetëm protestë. Edi Rama duhet ta dish mirë se kur të ngrihemi ne në këmbë. Nga rruga nuk shqitemi pa të hedhur ty aty ku e meriton. Mos luaj meçmimet me kafshatën se jemi shqiptarë. E paguajmë 80 herë më shtrenjtë se qytetarët e vendeve të BE,”-tha Berisha në fjalën e tij.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?