Basha: Braçe, ditën firmoste koncensionet, natën shante qeverinë në Facebook

Politike

Lulzim Basha: Kur vjen puna për të justifikuar rritjen që ai i bën çmimit të energjisë thotë e rritën tregjet ndërkombëtare. Kur vjen puna për t’u krahasuar me 2013 i harron tregjet ndërkombëtare. Në 2013 çmimi i naftës në bursë ka qenë 110 dollarë fuçia, sot është 79. Pse është më e shtrenjtë nafta, benzina, karburanti shqiptar? Arsyeja kryesore është taksa Rama, 240 l/litër. 100 lekë i shtoi në janar 2014, plus 20% TVSH. 100 lekë i shtoi në janar 2015 plus 20% TVSH. 240 lekë për litër. E paguajnë të gjithë. Dje vetëm këtë çështje nuk e trajtuan as ai, as zëdhënësi i tij. Kur ikën ata nga salla lanë atë firmosësin e koncesioneve që ka firmosur të gjitha koncesionet kur ishte zëvendëskryeministër. Ditën firmoste aty, firmoste koncesionet, natën shante qeverinë në Facebook. E dini vetë për kë bëhet fjalë. Doli ai tha taksën e ka vendosur qeveria e Partisë Demokratike. Nuk është e vërtetë. Taksa e qarkullimit është vendosur nga pulla tek litri i karburantit, por ka qenë 7 lekë, 8.4 përfshirë TVSH. Kemi bërë protesta ne, kemi ndalur makina për këtë gjë. 65% e çmimit të çdo litri karburant shkon për qeverinë. Ky është i vetmi shpjegim pse karburanti këtu është më i shtrenjtë këtu. Më shtrenjtë se sa në Kosovë e Maqedoninë e Veriut.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?