Njihuni me sheikun më të pasur në botë që bleu klubin e Newcastl

Sport

Pas më shumë se një viti negociatash rraskapitëse, ofertash, mohimesh dhe polemikash, tani gjithçka është zyrtarizuar për kalimin e pronësisë së Newcastle tek një fond saudit. Shitja, siç raportohet në Angli, u bë zyrtare të enjten në mbrëmje. Presidenti i klubit do të jetë Mohammed Bin Salman i cili ka blerë 80% të aksioneve të klubit.

Vitin e kaluar kishte një negociatë në një fazë të avancuar e cila ngeci përballë ngurimit të klubeve të Premier League për të pranuar një fond të kontrolluar nga autoritetet saudite për çështje që lidhen me imazhin publik të Ligës angleze. Një pengesë tjetër u përfaqësua nga tensionet ekzistuese midis Arabisë Saudite dhe Katarit, tani të zgjidhura pjesërisht. Të gjitha palët e përfshira punuan shumë për të arritur një përfundim të marrëveshjes dhe për të bërë njoftimin sa më shpejt të jetë e mundur.

Kjo është cilësuar si një lëvizje e bujshme që e bën Newcastle klubin më të pasur në botë, pasi Mohammed Bin Salman ka një pasuri që kap vlerën e 320 miliardë paund.Tifozët kanë shpërthyer në entuziasëm dhe mediat britanike kanë pubikuar menjëherë pamjet nga festa e tyre.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?