Basha zbulon vendimin e qeverisë Holandeze

Politike

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zbuluar sot në Kuvend se qeveria holandeze ka vendosur të ngrejë 2 Task Forca për të parë ndikimin e krimit të organizuar shqipar. Në fjalën e tij, kreu i PD, tha se “kryeministri i atij vendi do të vizitojë Shqipërinë të dielën”, referuar Holandës dhe shtoi se një nga task-forcat do të hetojë edhe mbështetjen politike që krimi ka nga qeveria.

PJESE NGA FJALA E BASHES NE KUVEND: 

E pra, për këtë rezultati me çdo kusht e duke shkatërruar shtetin, duke iu shkatërruar ju shërbimet, duke iu varfëruar që t’iu blejë votën, aleanca me krimin e organizuar që ka marrë dhen dhe e dinë të gjithë, e dinë të gjithë. Ai kryeministri që do të vij këtu pas disa ditësh, ka ngritur dy taskforca vetëm për të studiuar efektin e krimit të organizuar në vendin e tij dhe mbështetjen politike që i jep vendi që do të vizitoj të dielën. Po s’është i vetmi, të njëjtën me Britaninë e Madhe, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

E dinë të gjithë që ky vend nën drejtimin e tij është kthyer në një nyje të trafikantëve të krimit të organizuar, sepse i ndihmon ky për të mbajtur dhe marrë pushtetin dhe pastaj e ndan pushtetin me ta për t’iu vjedhur ju, për të vjedhur shqiptarët. Këto janë të vërtetat, prandaj nuk hapen negociatat , por shampanja është vu. Gishti tregohet drejt BE-së, drejt vendeve anëtare, me marrëzi delirante akuzon shtetet anëtare se po tregohen të padrejta. Jo, jo nuk po tregohen të padrejta, por po tregohen të pasinqerta. Këtë ua thash edhe unë në samitin e Partive Popullore.

Thojani autokratëve në fytyrë, pse si hapni negociatat. Tregojuni autokratëve të Ballkanit, gangsterëve politikë pse nuk i hapni negociatat, ose pse nuk avanconi në atë rast që i keni hapur. Sepse ju dini gjithçka dhe kjo është e vetmja mënyrë për të rikthyer kredibilitetin e Bashkimit Europian tek qytetarët dhe të qytetarëve tek Bashkimi Europian. Duke qëndruar për vlerat që këta i kanë shkelmuar.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?