Berisha për Ramën: Shiti energjinë, tani kaskada e Drinit është në vdekje klinike

Politike

Ish-kryeministri Sali Berisha ka nisur foltoren këtë të mërkurë në qytetin e Gjirokastrës. Ai është shoqëruar nga deputeti Tritan Shehu, Klevis Balliu dhe Flamur Noka, ish presidenti Bujar Nishani, ish-kryetari i Komunës së Lazaratit Dashamir Aliko, Spiro Ksera dhe Koço Bardha.

Berisha: Është rritur çmimi i gazit por më thoni pak çfarë gazifikimi kemi ne në Shqipëri. 0! po nëse kriza e gazit kap një vend që 25% të energjisë e ka nga gazi si do na kapë ne që e kemi nga ujrat tona. Është ndjellakeqs. Ky vetëm bën thirrje për rritjen e çmimve, kur gazi përdoret vetëm për gatim dhe makina. Është kriza që do të induktojë në familjet shqiptare. Sot iu them që pas rezervës valutore, e kemi kaskadën e Drinit. Është rezervë strategjike. Ajo ishte plot e përplot edhe në muajin gusht. Ai ka shitur energji gjatë verës. Tani kaskada është në vdekje klinike, kjo është arsyeja e krizës. Në vend që të blinte energji me çmim të lirë, sot është më i lartë se në gusht. Kjo është krizë e bërë vetë. E krijuar vetë. Është kriza e Edi Ramës.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?