“Të huajt na bien me gjithë ‘mall’ në Shqipëri!”

Politike

Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka debatuar me Ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi, i cili tha se ligji “Për të huajt” përmirëson punësimin e të huajve në vendin tonë. I pranishëm në Komisionin e Sigurisë, Alibeaj përmendi edhe avionin e rrëzuar një ditë më parë në Vermosh, teksa tha se janë pikërisht të huajt ata që po rrëzohen në vendin tonë, bashkë me drogën që sipas tij, kanë dashur të transportonin.

Alibeaj e pyeti Çuçin se çfarë kishte për të thënë për këtë gjë, kurse Ministri i Brendshëm tha se e vetmja gje që i pret shkelësit e ligjit është ndëshkimi. Në fakt, piloti dhe pasagjeri janë larguar nga vendi i ngjarjes pas rrëzimit të avionit, ende pa ardhur policia….PJESË NGA DEBATI:

Bledi Çuçi: Çështja e azilit nuk ka lidhje me këtë ligj. Secili e zgjedh vetë vendin se ku do të jetojë

Enkelejd Alibeaj: Po dëmtojme shqiptarët, po marrim skllevërit modernë. Çfarë parashikoni ju për një avion që raësisht bien në terrenin shqiptar dhe që zhduken po rastësisht me një fuoristradë bashkëm e mallin. Policia e Shtetit nuk ka bërë asgjë. Çfarë parashikon Policia për këta të huaj që bien në territorin tonë. A ka mundësi të mbaroj unë se po flas?

Bledi Çuçi: U zgjatët…

Enkelejd Alibeaj: E fundit, zoti ministër….të rinjtë në këtë vend kanë vetëm dy alternativa, o ikin ose merren me krime, trafik droge e vrasje. Ka një përgjigje për këtë situatë? Ju falenderoj.

Paulin Sterkaj: Kur keni kaq shumë pyetje për ministrin, bëni interpelancë, mos ta bëjmë Komisionin e bezdisshëm, nuk kam asgjë me ju, ju mirëpres dhe jam shumë i gëzuar që keni ardhur, por mos ta shtojmë se do na shkojë nga gjashtë orë kjo punë.

Enkelejd Alibeaj: Familjet shqiptare janë përgjysmuar, të gjitha pyetjet kanë lidhje me lëndën që po diskutojmë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?