Takimi me gjimnazistët, Rama: Jemi mbrapa me universitetin

Aktualitet

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja për rininë dhe fëmijët, Bora Muzhaqi, ishin të pranishëm ditën e sotme në gjimazin ‘Ismail Qemali’, aty ku zhvilluan një bashkëbisedim me gjimnazistët. Rama ftoi të gjithë të rinjtë që të bëhen pjesë e Strategjisë së Re Kombëtare për Rininë (2022-2029), e cila sipas tij do të prodhojë në bashkëpunim një dokument pune dhe angazhimesh të institucioneve kombëtare e vendore, në funksion të fuqizimit të rinisë.

Rama pranoi se me universitetet plani është pas, duke u shprehur se do të nisë puna që të sjellin në vend, universitete të huaja në mënyrë që studentët të kenë diploma të cilat do të jenë të vlefshme dhe jashtë vendit. Kjo sipas Ramës, do jetë plus për studentët shqiptarë pasi nuk do mund të ikin jashtë vendit por të qëndrojnë në Shqipëri. Kreu i qeverisë tha se ky proçes kërkon kohë dhe durim.


Nëse janë bërë ndryshime që janë të rëndësishëm, për të cilën mund të flasim për të tjera nevoja, që do të bëhen emergjente. Me universitetin jemi mbrapa, do të hapim rrugën për të sjellë në Shqipëria ato të huaja, për të dhënë diploma të barazvlefshme, që ju të mos keni nevojën të ikni jashtë por të rrini këtu. Dhe ky është proces, na duhet kohë dhe durim. Këtu nuk bëhet fjalë për maturantët e sivjetshëm dhe ata të vitit tjetër, pasi do kërkojë kohë. Merreni si të doni, kush dëshiron të jetë pjesë e këtij procesi, për tu bërë vullnetar, për strategjinë kombëtare të rinisië, si kordinatorë vullnetare të këtij zinxhiri. Do të bëjmë në të gjithë Shqipërinë për të pasur një panoramë, për të bërë një raport për këtë proces bisedimi. Ne do jua japim kopjet, ju do i shpërndani për ata që do jenë pjesë e këtij procesi.’

(a.b)/dosja.al

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?