Nikolla takon Kryesuesen e radhës të OSBE-së

Aktualitet Politike

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti Kryesuesen e rradhës të OSBE-së, Ministrien e Jashtme të Suedisë, Znj. Ann Linde. Në takim ishin të pranishëm edhe nënkryetarët e Kuvendit, Ermonela Felaj dhe z. Enkelejd Alibeaj.

Kryetarja Nikolla e falënderoi znj. Ann Linde për mbështetjen që Suedia i dha Kryesisë shqiptare të OSBE-së si edhe vetë Organizatës, si edhe vlerësoi punën e Kryesisë Suedeze në kryesimin e OSBE-së vitit 2021, nëpërmjet dialogut e bashkëpunimit, për një Europë më të qëndrueshme e të sigurtë.

“Shqipëria dhe në mënyrë të veçantë Kuvendi, do të vazhdojnë bashkëpunimin e suksesshëm me OSBE-në për avancimin dhe thellimin e reformave, përmirësimin e standarteve të zgjedhjeve, konsolidimin e institucioneve demokratike, luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit, promovimin e qeverisjes së mirë dhe forcimin e shoqërisë civile. Me opozitën në Kuvend, si një aset i demokracisë dhe i parlamentit, do të thellojmë bashkëpunimin duke zgjeruar aksesin e saj për të kontribuar në avancimin e reformave.” vuri në dukje Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla.

Znj. Nikolla shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vendosur të Suedisë për rrugëtimin evropian të Shqipërisë dhe çeljen e negociatave.
Në takim e morën fjalën edhe z. Alibeaj dhe znj. Felaj, të cilët shprehen qëndrimet e tyre të ndryshme mbi zgjedhjet e 25 prillit dhe funksionimin e institucioneve demokratike.

 

 

Znj. Ann Linde e uroi Kryetaren e Kuvendit, znj. Nikolla, për zgjedhjen dhe shprehu vendosmërinë e OSBE-së për të bashkëpunuar me Shqipërinë për avancimin e tre prioriteteve të Organizatës: siguria, demokracia e sundimi i ligjit dhe barazia gjinore. Është e rëndësishme që opozita është në Kuvend dhe të gjitha palët shprehin perspektivën dhe qëndrimet e tyre, nëpërmjet dialogut politik dhe respektimit të qëndrimeve e vlerësimeve të ndryshme.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?