Maqedoni, 103 vullnetarë dhurojnë palcën e kockave

Rajoni

Në kuadër të fushatës nën moton “Bëhu palca, bëhu hero” gjatë Maratonës së Shkupit, që u mbajt të dielën u motivuan 103 vullnetarë të cilët qenë të gatshëm të dhurojnë palcën e eshtrave.

Qëllimi i aksionit, i mbështetur nga Ministria e Shëndetësisë, është qe përmes humanizmit dhe përmes dhurimit të gjakut të rritet numri i dhuruesve dhe të ngritet vetëdija për rëndësinë e donacionit të palcës së eshtrave, thanë nga Klinika universitare për hematolgji.

Nga Klinika thanë se me rritjen e numrit të dhuruesve vullnetarë në Regjistrin e dhuruesve për palcën e eshtrave të Institutit për imunologji rriten edhe shanset për gjetjen e dhuruesit adekuat për pacientët, për të cilët shpëtimi i vetëm është transplantimi i qelizave staminale.

Aksioni, siç theksojnë, ka kaluar edhe më mirë se pritjet.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili u regjistrua në regjistrin e dhuruesve, deklaroi se është shumë i rëndësishëm solidariteti si dhe mundësia që secili që mundet të shpëtojë një jetë njeriu.

Nga viti 2018 në vend transplantimet e organeve, indeve dhe qelizave janë metoda rutinore për mjekimin e pacientëve me rrezik vital. Në vitin 2018 për herë të parë në shtet është bërë transplantimi i parë në zemër, ndërsa sivjet u vendosën transplantimet e indeve të eshtrave nga një dhurues i vdekur, informoi Klinika për hematologji.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?