Cristiano Ronaldo ka emocionuar të gjithë ndjekësit e tij me foton e publikuar

Sport

Cristiano Ronaldo ka emocionuar të gjithë ndjekësit e tij me foton e publikuar në llogarinë e tij në Instagram.

Në foto shihet bashkëshortja e mikut të tij më të mirë i cili u nda nga jeta në mënyre të papritur.

Soraia , vdiq të enjten por Ronaldo nuk harroi të ndajë dhimbjen me ish -shokun e tij të skuadrës.

”Ka raste kur gjithçka zë vendin e dytë, përfshirë futbollin. Javën e kaluar, papritur, një qenie njerëzore fantastike, Soraia jonë e dashur, një nënë dhe grua e mrekullueshme e një prej miqve më të mirë ndërroi jetë. Asgjë nuk mund të fshijë dhimbjen e vëllait tim José Semedo dhe të gjithë familjes, por ne jemi bashkë, sot e përgjithmonë për të përballuar këtë kohë shumë të vështirë. U prehsh në paqe, mikesha ime nuk do të të harrojmë kurrë’ shkruan krahas fotos CR7.

Jose Semedo ka qenë mik me Ronaldon që nga akademia e tij e të rinjve në Lisbonë.

Dy futbollistët kanë bërë pushime me familjet e tyre dhe kanë kaluar shumë kohë bashkë.

Image

Image

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?