Berisha me të rinjtë e Kavajës/ Do rivendosim pluralizmin

Aktualitet Politike

Nismëtari i lëvizjes Foltorja në Partinë Demokratike, Sali Berisha, po merr mbështetje dita ditës nga anëtarësia e PD-së në të gjithë vendin si edhe nga dashamirës, që tashmë po shkojnë vetë për ta takuar në zyrën e tij, pa pritur turin e radhës në qytetin e tyre.

Një takim i tillë ka ndodhur sot, kur të rinj demokratë nga Kavaja, bastioni i fuqishëm i demokracisë që nga rënia e diktaturës, kanë shkuar për ta takuar ish-Kryeministrin Sali Berisha në zyrën e tij.

“Takim i përzemërt me Kryetarin Arnold Karriqi, kryesinë dhe aktivistë të Forumit Rinor të Partisë Demokratike të degës Kavajë! – shkroi Berisha në Fb. –  Mbështetje e fuqishme për misionin e rivendosjes së pluralizmit në vend, ligjimitetit dhe sovranitetit të PD!  Rroftë Kavaja dhe rinia demokratike e saj!” – nënvizoi ish-Kryeministri.

Në vazhdim, Berisha ka publikuar fotografitë me këta të rinj.
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?