Basha: Jetike për BE-në të përqëndrojë energjinë e saj drejt marrëveshjes për njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë

Aktualitet Politike

Kryedemokrati Lulzim Basha i ka kërkuar Bashkimit Europian që të përqëndrojë energjinë e saj drejt marrëveshjes përfundimtare të njohjes reciproke midis Kosovës dhe Serbisë.  Gjatë fjalës së tij në samitin e Partive Popullore Europiane (PPE) i cili filloi punimet ditën e sotme, Basha u shpreh se asnjë argument nuk mund të justifikojë mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Remineshencat e një të kaluare jo shumë të largët, të përziera me interesa gjeo-strategjike të fuqive jo-perëndimore, janë një fitil që mund të ndizet nga momenti në moment.   Siç e dimë të gjithë, problemet e pazgjidhura shumë lehtë mund të kthehen në kriza. Kjo është arsyeja pse është jetike për BE-në që të përqëndrojë energjinë e saj drejt marrëveshjes përfundimtare të njohjes reciproke midis Kosovës dhe Serbisë”- tha Basha.

Ai e ka konsideruar këtë gjë si një domosdoshmëri që Ballkani Perëndimor të hyjë në një epokë të re të bashkëpunimit dhe zhvillimit.

 

 

Fjala e Lulzim Bashës

Ngjarjet e fundit në kufirin Kosovë-Serbi dhe në Malin e Zi, tregojnë se sa e brishtë mbetet paqja dhe stabiliteti në këtë rajon. Remineshencat e një të kaluare jo shumë të largët, të përziera me interesa gjeo-strategjike të fuqive jo-perëndimore, janë një fitil që mund të ndizet nga momenti në moment.   Siç e dimë të gjithë, problemet e pazgjidhura shumë lehtë mund të kthehen në kriza. Kjo është arsyeja pse është jetike për BE-në që të përqëndrojë energjinë e saj drejt marrëveshjes përfundimtare të njohjes reciproke midis Kosovës dhe Serbisë.  Dhe për ta arritur këtë, njohja e Kosovës nga 5 Shtetet Anëtare të mbetura duhet së pari të përfundojë. Asnjë paralelizëm nuk mund të bëhet, asnjë argument nuk mund të justifikojë mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës, përderisa Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka certifikuar atë Vetëm në këtë mënyrë, Ballkani Perëndimor do të hyjë në një epokë të re të bashkëpunimit dhe zhvillimit, e cila me siguri do të jetë një vlerë e shtuar për BE-në.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?