Kundër hartës së re gjyqësore
Skerdjan Dhuli
Kundër hartës së re gjyqësore
Ulsiu i Drejtësisë pranoi atë që Erilda Gjonaj kishte refuzuar prej kohësh, hartën e re gjyqësore.
Dua t’a them se ky është veprim i papranueshëm për të cilën çdo deputet i PD në zonat jashtë Tiranës duhet të reagojë fortë kundër tij.
Së pari, ky vendim shkakton kosto të larta ekonomike për qytetarët të cilët kanë proçese gjyqësore. Paramendoni një proçes gjyqësor civil për pronat i cili zgjat me vite të tëra, një qytetar duhet të bëjë sorollatje nga qyteti i tij në qendrën e qarkut ku i shkon gjykata dhe kosto e këtyre ecejakeve për qytetarët është gati e papërballueshme.
P.sh një qytetar nga Saranda për një gjyq pronash nëse shkon në Gjirokastër i duhet të bëjë 65-70 km largë. Një qytetar nga Delvina rreth 80 km dhe një nga Konispoli rreth 90 km.
Po ai qytetari nga Burreli që do shkojë në Dibër ose në Lezhë ? Po ai nga Tropoja që do shkojë në Shkodër ?
E merr parasysh dikush këtë kosto ?
Së dyti, kjo nuk bën ulje kostosh. Është fiks e njëjta marërzi si me reformën territoriale ku shkrimë bashki e komuna por ato janë ende aty sot si pompa thithëse të parave të qytetarëve ku nga ide për zgjidhje janë kthyer në problem tejet të gangrenuzuar.
Atëherë çfarë fitohet nga heqja e Gjykatës dhe Prokurorisë ? Thjeshtë në gjykatën ku do bashkohen do shtohen dosjet dhe do shtohet problemi, gjithashtu edhe korrupsioni sepse qytetarët të lodhur nga sorollatjet e shumta dhe largimi nga zona e banuar, do kërkojnë që shpejtimin e vendimit ta kërkojnë me korrupsion.
Së treti, dhe më e rëndërishmja mendoj unë, largimi i institucioneve të drejtësisë nga një qytet nuk është thjeshtë veprim administrativ por një dramë ekonomike e sociale e qyteteve respektive. Duke i larguar Gjykatën dhe Prokurorinë, automatikisht i ke larguar edhe avokatët. Por më parë shumë qytete tonat kanë humbur spitalet dhe të tjera do i humbasin shumë shpejtë për mungesë mjekësh.
Atëherë kush do jetojë në këto qytete ? Kjo nuk është asgjë më pak se zhbërje e qyteteve tona. Asgjë më shumë nuk do bënte një pushtues i kohëve moderne ku armët e genocideve nuk kanë më plumba por vendime në letra.
Shqipëria nuk mund për asnjë arsye në botë të koncentrohet e gjitha në Tiranë. Kjo ka shkatërruar Tiranën por ka shuar edhe qytetet e tjera duke i zhbërë ato dhe duke e vështirësuar shumë jetesën në ato qytete pasi institucionet ndjekin pas njëra tjetrën dhe në prag të ikjes janë edhe shkollat.
Nëse KLGJ drejtohet e përbëhet nga dallkaukë të cilët nuk kanë asnjë përgjegjësi për shuarjen e jetës në qytetet tona, deputetët e PD, sidomos ata që janë në qytetet e prekura nga çmenduria e Ulsiut të drejtësisë nuk duhet ta pranojnë kurrë këtë vendim.
Total 0 Votes
0
0