Rritja e çmimeve, shpërthen Lefter Maliqi: Ngrehuni dhe bjeruni!

Aktualitet

Rritja e çmimeve ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik, teksa të mërkurën në orën 17:00 do të mbahet edhe një protestë para kryeministrisë.

Ish-deputeti Lefter Maliqi, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar ashpër ndaj rritjes së çmimeve, teksa shprehet se me rritjen e çmimeve, rritet edhe pasuria e qeveritarëve dhe oligarkëve.

Ai ka shkruar edhe disa vargje nga poema “Anës Lumenjve” e Fan Nolit, ku u bën thirrje qytetarëve të dalin kundër qeverisë: “Ngrihuni dhe bjeruni! Katundar’ e punëtor, që nga Shkodra deri në Vlorë”.

Potimi i plotë:

Durimi ka kufij! Rritet çmimi i bukës, rritet çmimi i energjisë, rritet pasiguria, rritet shpopullimi, rritet trafikimi i drogës, rritet pasuria e qeveritarëve dhe oligarkëve, rritet babëzia, hipokrizia, aktrimi, ligësia, paaftësia, djallëzia… rritet qejfet e zyrtarëve, anarshia dhe vulgariteti. Qeshu “Rilindje” qeshu, se bota është e jotja… “se pëlcet, kërcet furtuna, fryhet Vjosa derdhet Buna, skuqet Semani dhe Drini, dridhet beu dhe zengjini, se pas vdekjes ndriti jeta…., Ngrihuni dhe bjeruni! Katundar’ e punëtor, që nga Shkodra deri në Vlorë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?