Paralajmërimi për rritjen e çmimit të energjisë/ “Të protestojmë të mërkurën”

Politike

Deputetja e Partisë Demokratike për qarkun e Dibrës, Dhurata Çupi, ka propozuar sot në mbledhjen e grupit parlamentar që të mërkurën të organizohet një protestë pas paralajmërimit që kryeministri Edi Rama bëri për rritjen e çmimit të energjisë.

Gazetari Osman Stafa ka siguruar për ‘BalkanWeb’ detaje nga diskutimi në mbledhjen e demokratëve, ku Çupi kërkon që ky problem të ngrihet si çështje, pasi ajo përfaqëson një ndër qarqet më të varfra në vend.

“Dua te di qëndrimin tonë me thirrjen e protestës së ditës së mërkurë, kundër rritjes se çmimeve. Jam deputetja e qarkut me të varfër dhe me takon ta ngre si çështje.”, tha Çupi.

Ndërkohë, që Basha theksoi se mbështet dhe inkurajon çdo formë reagimi. “Ne do të mbështesim, organizojmë dhe inkurajojmë çdo formë reagimi.”, mësohet të jetë shprehur ai sot në mbledhjen e grupit

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?