Pajisje inteligjente për shkeljet rrugore

Aktualitet

Drejtori i Policisë Rrugore, Dhimitraq Ziu ka zbardhur ditën e sotme detaje nga mënyra si do të funksionojnë pajisjet inteligjente, të cilat kanë ‘zbritur’ në terren dhe po identifikojnë shkeljet e drejtuesve të automjeteve.

Bëhet me dije se vetëm në një orë, këto pajisje inteligjente kanë identifikuar rreth 350 shkelje, në autostradën Tiranë-Elbasan, në Sauk.

Sipas Drejtorit të Rrugores pajisja inteligjente do të vendoset në mjet, në akset kryesore të vendit.

Pjesë nga intervista:
Si do të procedohet me pajisjet inteligjente?

Kjo pajisje është e dedikuar të vendoset vetëm në mjet. Bëhet kolaudimi i mjetit dhe pajisjet, në varësi të sinjalistikës. Psh. këtu jemi me 90 km/h dhe ajo vendoset me 90 km/h, duke kapur në mënyrë automatike çdo shkelje. Kemi të dhënat e dosjes së çdo drejtuesi mjeti, i cili ka vendosur adresën e banimit. Kjo pajisje dhe procedura e punës, përcakton qartë rregullat. Nga momenti i konstatimit të shkeljes, dhe të gjitha shkeljet që do të jenë me masë të tërheqjes së lejes së drejtimit, do të shpallen nën alert.

A do të ketë marsh lejueshmërie, nëse jemi psh. me 95 km/h?
Nëse do të konstatojmë shkelje mbi 90 km/h, do të vazhdojmë me masat administrative dhe masat plotësuese, sipas përcaktimeve të Kodit Rrugor.

Gjoba kalon automatikisht apo do disa orë/ditë?
Pajisja punon në mënyrë të pavarur. Ta ketë bindje çdo shofer, që kjo pajisje nuk pranon ndërhyrje. Gjoba kalon në mënyrë automatike dhe operatori bën printimin, pasi ato janë të identifikuara, si shpejtësia, si rripi, si telefoni. Pajisja punon edhe në kushtet e errësirës./Opinion.al

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?