Bota

Kriza e karburanteve në Angli, shqiptarët të gatshëm për të punuar falas për lehtësimin e saj

Shqipëria ka thënë se mijëra nga emigrantët shqiptarë që jetojnë në Britaninë e madhe janë treguar të gatshëm të punojnë në këmbim të asgjëje, për të ndihmuar në lehtësimin e krizës së karburanteve. Amabasadori i Shqipërisë në Britani, Qirjako Qirko, tha për The Guardian: “Nëse qeveria juaj do të ishte dakord, ne mund të ofrojmë shoferë të mirë, të besueshëm, ndoshta edhe 5000 njëherësh.” Ai u shpreh se shumë prej 150.000 shqiptarëve që jetojnë në Britani, do të punonin në shenjë mirënjohje për vendin mikpritës. Një numër i konsiderueshëm i tyre besohet të jenë të papajisur me dokumenta, ndaj është e pamundur të dihet se sa prej shoferëve janë të kualifikuar. Por, Qirko tha se besonte që shumë shqiptarë në Britani ishin shoferë kamionësh, të cilët mund të ndihmonin në kompensimin e mungesës së 100.000 shoferëve.

“Shqiptarët janë gati të punojnë që qeveria britanike të kapërcejë këtë problem pa pagesë. Nuk e di nëse ata kanë licencat e duhura, por nëse i kanë patur, jam i sigurt që të gjithë këtu do të thonë ‘Unë mund të ndihmoj’,” tha ai.

Qirko përmendi ndërhyrjen e NATO -s në Kosovë në vitin 1999 për shpëtimin e qindra shqiptarëve etnikë dhe shtoi se shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar do të punonin falas për këtë vend për shkak të asaj që ky vend ka bërë për ta.

“Ne i jemi mirënjohës përgjithmonë qeverisë Britanike dhe ushtrisë së këtij vendi, për atë që bënë për vëllezërit tanë në Kosovë.” tha Qirko.

Shqipëria, një nga vendet më të varfra në Evropë, ka shpresa për t’u bashkuar me BE -në, por në vitin 2019 Franca bllokoi hapjen e negociatave të anëtarësimit. Në vitin 2017, dy herë më shumë shqiptarë sesa njerëzit e çdo kombësie tjetër u kapën si klandestinë në portet e Mbretërisë së Bashkuar. Këtë vit, sekretari i brendshëm, Priti Patel, nënshkroi një marrëveshje për të larguar shtetasit shqiptarë të paligjshëm në MB. Qirko u bëri thirrje britanikëve që t’i shihnin shqiptarët si një pasuri dhe jo si një problem, duke u ankuar se ata shpesh portretizoheshin si anëtarë bandash, shpërndarës droge dhe trafikantë njerëzish, përfshirë nga organet qeveritare si Agjencia Kombëtare e Krimit.

“Sigurisht, ka disa njerëz nga komuniteti im që janë të përfshirë në veprimtari kriminale, por pse është kaq e nevojshme të përmendet kombësia e tyre? Kombësia nuk ka të bëjë me krimin. Ju nuk thoni që dikush është një kriminel homoseksual ose lezbik, prandaj pse thoni se ka “kriminelë shqiptarë”? Duke përmendur kombësinë krijoni një perceptim negativ, në lidhje me të gjithë komunitetin këtu që po bën një punë të ndershme. Shqiptarët që vijnë këtu nuk janë kriminelë. Ata janë njerëz që duan një jetë më të mirë.” u shpreh ambasadori shqiptar.

Qirko mohoi me forcë raportet se Shqipëria po negocionte një marrëveshje me Mbretërinë e Bashkuar për të pritur emigrantët që kalojnë Kanalin me anije të vogla. ‘Sun’ tha se zyrtarët ishin afër arritjes së një marrëveshjeje për një qendër përpunimi jashtë shtetit. Krijimi i një qendre të tillë për refugjatët është pjesë e faturës së re të kombësisë dhe kufijve. Zyra e Brendshme nuk e konfirmoi ose mohoi raportin por Qirko tha se nuk kishte pasur negociata. Ministrja e jashtme Olta Xhaçka gjithashtu e ka mohuar këtë raport.

Përkthyer nga The Guardian.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania