Partia Demokratike nuk është e kryetarëve, por e JONA.

Shkrime
Nga SOKRAT TURTULLI
Nuk besoj dhe nuk pranoj njeri te me pohoje se eshte më Berishian se une. Kam 30 vjet qe e ndjek nga pas. Pa asnje perfitim dhe kete e them me ze te larte. Po te hapesh profilin tim prej dites qe eshte krijuar dhe deri me tani, nuk besoj se gjen me shume postime per Babain tim sesa per Berishen. Per 30 vjet kam sulmuar dhe jam bere hasem me gjysmen e PD, vetem e vetem se atje ku drejtonte gishtin ai, atje ishte dhe objekti i sulmit tim dhe jo vetem i imi. Per 30 vjet kam mbeshtetur cdo person qe ai ka artikuluar dhe ka hedh ne taven e perzgjedhjes.
Mund të jetë një imazh i 10 persona, duke përfshirë Feti Zeneli dhe Ndricim Kulla dhe njerëz në këmbë
Per 30 vjet kam sulmuar gjithe mosmirnjohesit e tij te ngritura neper poste dhe detyra. Per 8 vjet post Berishe kam menduar dhe mendoj si cdo demokrat se, cdo vendim qe merrte Basha nga pas ishte Berisha. Le te dali nje i vetem dhe te ma mohoje kete gje. Edhe para nje muaji kur u bene zgjedhjet per kryetar te PD, kam pare sesi vota e Berishes shkoi per Bashen dhe kjo me mbeshtetje te plote. Kam pare ne Kuvendin Kombetar sesi Berisha ngrinte doren lart per cdo ndryshim statutor qe hidhej per miratim. Berisha ngrinte doren lart dhe une pas tij.
Une nuk “degjoja” se cfare nenesh statutore ndryshoheshin, pasi me mjaftonte te hidhja syte nga Berisha per te dhene miratimin tim. E njejta gje ndodhi edhe ne mbledhjen e keshillit kur u miratuan dhe u perzgjodh struktura e re e PD. E kisha doktorin vetem dy karrige para. Atje i mbaja syte per cdo emer qe hidhej per votim. Dora e tij qe e ngritur lart. Edhe e imja, as qe behej fjale…
I thashe keto fjale per te hequr disa paralele me ata qe kane perfituar prej tij. Ndryshe eshte te te duash pa interes dhe ndryshe te te lepihesh nga pas. Kam pare ne takimet e foltores demokrate qe ulerasin. Demokrate qe jane gati te te shyqejne nese ke mendim ndryshe nga ata. Te shajne, te fyejne, te kercenojne nen moton per nje parti me te hapur dhe per nje bashkim. Bashkim? Po a mund te kete bashkim me kete mentalitet dhunues dhe kercenues? Po si mund te jesh kaq antibashist, kur vetem para nje muaji e mbanit ne kurriz? Po si mund te jene kaq te urryer ata qe mbeshtesin ate qe mbeshetet dhe ju para nje muaji?! Po cfare eshte kjo “gjëmë o Pjeter” qe po i ndodh partise me emer demokratikeje?! Si perfunduam ne kete derexhe, ku armiku kryesor mbetet ai brenda partise dhe qe neser pret te votoje dhe te bashkoje voten me ty?!
Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe njerëz në këmbë
PD eshte ne diten e saj me te zeze dhe kjo per fajin tone. Vetem per fajin tone dhe mos e kerkoni tek askush tjeter. Nëse do vazhdoni akoma me sharje, fyerje dhe kercenime se pse une nuk jam ne nje mendje me komunistin edmond spaho te PD, mos prisni te ardhme dhe mos u mundoni kot te shihni drite ne fund te tynelit.
Une jam dhe do jem vetem me PD. Une kam qene me te dy. Mendoni dhe ju te jeni si une dhe keni per te pare se ndryshimi do jete shume i shpejte.
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?