Edi Rama takon Joseph Borrell në Abu Dhabi
Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për politikën e jashtme ka pritur në një takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Borrell ka publikuar edhe një foto nga takimi i zhvilluar në Abu Dhabi, aty ku kryeministri Rama mbërriti një ditë më parë.
Krah fotos, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, shkruan se me Rmën ka diskutuar për zgjerimin e BE-së, Samitin e ardhshëm dhe shton se me rëndësi është që të ruhet vrulli i reformës në rajon si dhe besueshmëria tek Evropa.
“Takova kryeministrin Edi Rama në në Konferencën e Politikave Botërore. Ne diskutuam për zgjerimin , Samitin e ardhshëm të Ballkanit Perëndimor dhe nevojën për rezultate konkrete. E rëndësishme është të ruajmë vrullin e reformës në rajon si dhe besueshmërinë ndaj BE -së,”- shkruhet ndër të tjera në postim.
Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama ka shkuar në Abu Dhabi. Lajmin e bëri me dije vetë kreu i qeverisë shqiptare, përmes disa fotove të publikuara në profilin e tij në Facebook. Krah fotove, Rama shkruan se është i ftuar nderi në Konferencën e Politikave Botërore.