Politike

PD i përgjigjet akuzave të Evi Kokalarit për Bashën: Përsëriti shpifjet e Edi Ramës dhe Taulant Ballës

Partia Demokratike i është përgjigjur me një deklaratë zyrtare aktivistes Evi Kokalari, e cila nga “Foltorja” krah Berishës në Durrës, akuzoi kryedemokratin Basha se kishte dhënë 750 mijë euro për lobim në SHBA, teska shtoi se Bashës i është hequr viza për 2-3 vite për në Amerikë.

Në reagimin e saj, PD thotë se Kokalari përsëriti shpifjet e Edi Ramës dhe Taulant Ballës, por këto akuza janë provuar që nuk ishin të sakta.

PD thotë se ditën e nesërme do të padisë penalisht për shpifje Evi Kokalarin, e cila do të duhet të paraqesë në gjykatë akuzat e saj.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE

Një spekulante politike, Evi Kokalari, guxoi sot të përsëriste përpara shqiptarëve shpifjet e Edi Ramës dhe Taulant Ballës ndaj Kryetarit të Partisë Demokratike z. Lulzim Basha . Autoritetet përgjegjëse me kërkesë të vetë Partisë Demokratike hetuan për 2 vite lidhur me shpifjen e Edi Ramës dhe Taulant Ballës, duke provuar në mënyrë ligjore dhe përfundimtare se ato ishin vetëm shpifje.

Ricikimi i të njëjtave shpifje, bëhet për të njëjtin qëllim, atë të mbajtjes në këmbë të regjimit kriminal të Edi Ramës. Për këtë arsye, Partia Demokratike do të padisë nesër penalisht për shpifje znj. Evi Kokalari, e cila mund të paraqitet në gjykatë për të provuar akuzat e rreme me dëshmitarët e saj të rremë Edi Ramën dhe Taulant Ballën.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?