Kryemadhi takon delegacionin e ODIHR

Politike

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi se bashku me drejtuesit kryesore të partisë ka zhvilluar një takim me delegacionin e ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit. Kryemadhi gjatë bashkëbisedimit me delegacionin e ODIHR-it tha se 25 prilli ishte një garë antidemokratike, e pabarabartë dhe e padrejtë, që nuk reflektoi në përfaqësim vullnetin real të qytetarëve është një realitet shumë i rëndë që duhet të ndryshojë rrënjësisht dhe sa më parë.

Kryemadhi Odihr

“25 Prilli si një garë antidemokratike, e pabarabartë dhe e padrejtë, që nuk reflektoi në përfaqësim vullnetin real të qytetarëve është një realitet shumë i rëndë që duhet të ndryshojë rrënjësisht dhe sa më parë.

LSI pret nisjen e procesit parlamentar për vazhdimin e reformës zgjedhore, e cila rezultoi në zgjedhje shumë larg standardeve të synuara, për t’u angazhuar aktivisht për një ligj zgjedhor realisht demokratik dhe që respektohet e nuk mbetet vetëm i shkruar në letër, dhe që t’i rezistojë kohës në shërbim të interesit të qytetarëve. Që respekton barazinë e votës dhe i jep vlerë votës së barabartë të çdo qytetari.

Integrimi i Shqipërisë në standardet evropiane të demokracisë duhet të mbetet prioritet i të gjithë klasës politike, si rruga e vetme për mirëqenien e familjeve shqiptare dhe çlirimit të drejtësisë, ekonomisë dhe jetës shoqërore”, -tha Kryemadhi.

 

 

Kujtojmë se sot delegacioni i OSBE-së zhvilloi një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të PS-së, Damian Gjiknuri.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?