Ish-gjyqtari i FIFA-s shpërthen kundër Cakir: Ka ardhur momenti të largohet

Sport

I pranishëm në studiot e “Sport Mediaset” , Graziano Cesari, ish-gjytar i FIFA-s komentoi episodet më të diskutuarat të ndeshjes midis Milanit dhe Atletico Madrid, duke filluar nga i kuqi i Franck Kessie pas gjysmë ore lojë: “Te faulli i parë nuk mund të thuhet asgjë, te i dyti kam shumë dyshime. Në minutën e 28, një arbitër ekspert nuk mund të largojë një lojtar nga fusha për një kohë vonesë. Nuk ka pakujdesi, apo forcë jashtë masës. Cakir u tregua strikt, ashtu siç nuk ka ndodhur në raste të tjera.”

Penalltia? Te penalltia, Cakir është me shpinë, nuk sheh atë që ndodh, por vetëm prekjen e topit me dorë të Kalulu. Lemar shoqëron trajektoren me dorën e majtë në mënyrë të vullnetshme, pastaj më pas shkon në dorën e mbrojtësit kuqezi. VAR u tregua i pavëmendshëm, këto janë pamje që i kanë edhe ata. Ndaj është gabimi i Cakir dhe gabimi edhe më i bujshëm i VAR-it.

Më pas, Cezari shton: Cakir e kanë larguar nga Europiani, ka bërë një finale të Ligës së Kampioneve në Berlin (Barcelona-Juventus) që është e diskutueshme dhe shumë gjysmëfinale. Mendoj se ka ardhur momenti që të largohet, sidomos pas paraqitjes së sotme. Përveç të tjerave, Leao mbahej në lojë nga Hermoso te rasti i roveshatës. Nuk e di se çfarë ka ndodhur, por këto paraqitje kanë filluar të bëhen të shpeshta”, ishte analiza e Cezarit për ndeshjen e drejtuar nga gjyqtari turk.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?