Basha do takojë ish-kryesuesen e vëzhguesve të ODIHR, Urszula Gaçek

Politike

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha pritet te takojë ditën e sotme Urszula Gaçek, ish-kryesuesen e vëzhguesve të ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Burime për gazetaren e Report Tv, Danjela Maloku, bëjnë me dije se takimi do të zhvillohet në selinë blu dhe bashkë me Gaçek do të jenë edhe dy përfaqësues të tjerë që kanë qenë drejtues të misionit të vëzhgimit të OSBE/ODIHR-it.

Takimi pritet të zhvillohet në kuadër të akuzave që nge kryedemokrati se zgjedhjet e 25 prillit ishin një masakër zgjedhore, pasi sipas Bashës, u blenë votat dhe iu është bërë presion votuesve.

Gjatë një deklarate për mediat pak muaj më parë ku komentoi raportin përfundimtar i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit,  Basha tha se u “konfirmua që 25 prilli nuk kishte asnjë lidhje me demokracinë dhe me zgjedhjet e lira dhe të ndershme”.

Basha shtoi se, “raporti konfirmon atë që ne kemi thënë prej fillimit se 25 prilli ishte një masakër zgjedhore. Këtë e kemi thënë prej ditës së parë. Këtë e kanë parë me sytë e tyre shqiptarët që kërkonin ndryshimin, i cili u pengua paligjshmërisht me hile, me dhunë, me shantazh. Blerje masive të votave dhe presion ndaj votuesve. E kemi thënë ne, e thotë edhe raporti. Shkrirja në një e partisë në pushtet dhe e shtetit. E kemi thënë ne, thotë edhe raporti. Keqpërdorimi i aseteve publike në avantazh të partisë në pushtet. Abuzimi me pushtetin në funksionet publike. E kemi thënë ne, e thotë dhe raporti”.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?