Përvjetori i “Open Balkan”/ Vuçiç dhe Rama anulojnë fjalimin e tyre në forumin e Novi Sad

Politike Rajoni

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri Edi Rama, nuk do të flasin në takimin e nesërm në Novi Sad. Sipas medias serbe “Danas” është planifikuar që kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabić, të flasë me pjesëmarrësit e forumit ndërsa kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, pjesëmarrja e të cilit gjithashtu u njoftua më herët, do të bëhet përmes një lidhje me video.

Konferenca dy -ditore “Ballkani Perëndimor, një rajon, një treg dhe një hap drejt tregut të përbashkët të BE -së” po mbahet sot dhe nesër në Novi Sad.

Fillimisht ishte planifikuar që Vuçiç, Rama dhe Zaev të flisnin nesër si dhe t’i drejtoheshin shtypit më pas duke iu përgjigjur pyetjeve. Por duket se planet kanë ndryshuar me shtimin e tensioneve me Kosovën.

Takimet që kanë nisur sot, përkojnë me përvjetorin e krijimit të nismës së Shengenit të Vogël, që së fundmi nisma ndryshoi emrin, duke e emëruar  “Open Balkan”.

Marrë nga Danas

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?