PD publikon pamjet brenda sallës, Bardhi-kryetares: Mësoje Kushtetutën zonjë
Partia Demokratike ka ndarë pamjet nga salla e Kuvendit, aty ku kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Ferhati po zhvillonte mbledhjen online. Në video shihet që pasi Ferhati lajmëroi se mbledhja është mbyllur, Gazmend Bardhi dhe anëtarët e tjerë të PD-së ngrihen në këmbë duke kërkuar sipas tyre, të drejtën që u takon. Bardhi dëgjohet duke u shprehur:
‘Lexo rregulloren se e ke aty para, është Kushtetuta e para mësojë këtë, jo moj zonjë jo…’
Partia Demokratike shkruan se në pamje dallohet qartë që maxhoranca ia hoqi të drejtën e fjalës.
‘Pamje nga salla e komisionit te ligjeve qe verifikojne presencen e opozites, kerkesen per te marre fjalen dhe mohimin e paprecedente nga maxhoranca.’– shkruan Partia Demokratike në mesazhin e ndarë për mediat.
(a.b)/dosja.al