Gjykata e Lartë i pranon rekursin Saimir Tahirit!

Aktualitet

Gjykata e Lartë ka kthyer çështjen e Saimir Tahirit në Apelin e GJKKO. Tashmë Tahiri do të rigjykohet nga Shkalla e Dytë e cila do të marrë një vendim përfundimtar, por kësaj radhe nga një tjetër trupë gjykuese.

Në fakt kjo ishte dhe kërkesa e vetë ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit. Nga ana tjetër Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e ish-drejtorit të Policisë Vlorë, Jaeld Cela për t’u liruar.

Kjo pritet të jetë beteja e fundit e Tahirit me drejtësinë pasi Apeli i GJKKO do të japë një vendim përfundimtar.

Gjykata e Lartë konstatoi 3 shkelje proceduriale sipas avokatit të tij në vendimin e mëparshëm të Apelit të GJKKO, ku njëra prej tyre ishte se pjesë e trupës gjykuese ishin gjyqtarë që kishin cënuar paanshmërinë dhe pozicionin juridik të personit në procesin penal.

 

 

Dënimi i fundit që mori Tahiri ishte me 5 vite burg i konvertuar në 3.4 vite shërbim prove. SPAK e ka akuzuar për trafik droge, por deri më tani ish-ministri i Brendshëm është dënuar vetëm për shpërdorim detyre dhe asnjë nga 3 akuzat e tjera të ngritura nga Prokuroria.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?