Banorët në Elbasan në protestë, shkatërrojnë barrierat (Video)

Aktualitet

Dhjetëra familje të lagjes Belebe në periferi te qytetit të Elbasanit pas bllokimit të hyrjes së rrugës në Unazën Jugore në drejtim të zonës ku ata jetojnë prej 30 vitesh janë irrituar dhe janë organizuar për të protestuar sot në mëngjes.

Sipas tyre situata e krijuar është e paprecedentë dhe askush nga autoritetet nuk kishte paralajmëruar bllokimin e hyrjes së rrugës kryesore që e lidh lagjen e tyre me rrugën kombëtare dhe qendrën e qytetit.

Banorët protestues kanë shkatërruar barrierat e vendosura në hyrje të rrugës që të çon në lagjen Belebe dhe kanë kërkuar zgjidhje urgjente të situatës.

“Nuk dimë se kush ka urdhëruar dhe as se kush e ka bllokuar hyrjen e rrugës e cila është e vetmja që ekziston për qarkullimin me automjete në këtë lagje”, thanë protestuesit. Komuniteti i lagjes “Emin Matraxhiu” pjesë e të cilës është “Belebe” kërkon që bashkia t’i japë zgjidhje dhe jo të qëndrojë në heshtje.

 

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?