Avokati i Mediut: Si mundet një gjykatë e nivelit më të ulet prish vendimin e Gjykatës Lartë!!

Aktualitet

Avokati i Fatmir Mediut, Ardian Visha ka reaguar pas vendimit të gjyqtares së Apelit të Posaçëm, Saida Dollani për rihapjen e dosjes ‘Gërdeci’.

Në deklaratën e tij, Visha thotë se si mundet që një gjykatë më e ulët prish vendimin e Gjykatës së Lartë.

Sipas avokatit Ardian Visha, ky është vendim anti-kushtetues dhe kundër Gjykatës së Strasburgut.

Deklarata e avokatit Ardian Visha:

Në cilësinë e përfaqësuesit ligjor të z. Fatmir Mediu shpreh sa më poshtë:

Vendimi i deklaruar në media nga Gjyqtarja e Apelit të Posaçëm, përbën një akt jo Kushtetues dhe pluri-shkelës të Konventës Europiane Për të Drejtat e Njeriut dhe një sërë ligjesh të tjera të vendit..

Ai (vendimi) përbën një pavlefshmëri absolute e në çdo rast baza motivuese e tij nuk mund të jetë kurrë ligji.

Është hera e parë në jurisprudence kur një gjyqtare e një gjykate të nivelit më të ulet prish vendimin e Gjykatës Lartë!!

Veç të tjerave shkelja e ligjit është e dukshme, sepse e njëjta çështje (kërkesë) është shqyrtuar dhe hedhur poshtë nga Gjykata e Shkallës së parë dhe Gjykata e Apelit, Tiranë në vitin 2019.

Ky vendim hapur cenon parimin e sigurisë juridike, parimin e gjesë së gjykuar, parimin e ligjit favorizues dhe për më tepër synon procedimin për një akuzë afati parashkrues i së ciles ka kaluar me kohë.

Pasi të njihemi me ‘arsyetimin” e këtij akti të paligjshëm, do reagojmë me transparencë e me të gjitha mjetet ligjore të përshtatshme.

Avokat Ardian Visha

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?