Në mullirin e kujt po çojmë ujin ne si demokratë!

Analize Shkrime

Nga Paulin Marku

Partia Demokratike u krijua nga levizja studentore ,masa e gjërë e njerzëve të thjeshtë e punëtorë ,familje të dhunuara nga regjimi monist,të rinj e të reja, qytetarë të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, intelektual të njohur e të zotë që lanë rehatinë personale dhe iu bashkuan masave të gjëra popullore.

Themelimi i kësaj lëvizje u bë për ato kushte që i kishin munguar shoqërisë shqiptare për 45-vite,si besimi në zot,liria e shprehjes dhe mendimit të lirë ,ekonomia e lirë e tregut, kthimin e pronave ,pluralizmin politik, integrimin euroatantik.

Vitet e pluralizmit kanë nxjerrë në pah një fenomen interesant në gjirin e Partisë Demokratike. Shumë anëtarë me peshë të kësaj partie, të cilët ndër vite janë larguar bujshëm nga kjo parti, ku një pjesë janë rikthyer sërish në shtëpinë e madhe blu sipas situatave ,por një pjesë kanë mbetur të larguar nga historia e viteve.

Historia e largimeve nga Partia Demokratike fillon që herët, pikërisht në vjeshtë të vitit 1992. Në këtë periudhe PD-së iu shkëput një grup jo i vogël anëtarësh, të cilët u cilësuan si grupi i mocionistëve.

Në këtë grup bënin pjesë figurat e njohura të kohës, Arben Imami, Neritan Ceka, Gramoz Pashko, Teodor Keko, Arben Demeti, Preç Zogaj e Perikli Teta etj, ku një pjesë e të cilëve krijuan Partinë Aleanca Demokratike.

Vetëm pak vite më vonë nga Partia Demokratike vendosin të largohen dy figura të tjera të rëndësishme, si Genc Ruli e Dashamir Shehi, Azem Hajdari i cili u rikthye .

Por në vitin 1999 ndodh rrjedhja e dytë e rëndësishme nga PD-ja. Këtë vit nga PD-ja vendosin të largohen anëtarët e Lëvizjes Reformatore brenda partisë, lëvizje kjo që u drejtua nga Genc Pollo. Kështu, nga PD-ju u larguan Genc Pollo, Tritan Shehu, Ferdinand Xhaferaj, Nard Ndoka, Jak Ndokaj, Leonard Demi, të cilët krijuan Partinë Demokrate të Re. Edhe ky grup e arsyetoi largimin me mungesën e konkurrencës së ndershme brenda partisë.

Largimet e Meksit,Koplikut, Ngjelës,Bojaxhiut,Topit,Spahiut e partiçka të tjera me shumicë,lëvizjet e PDK sa në njërin krahë apo tjetrin,Aleanca Demokristiane me Z.Bushatin.

Levizjet e fundit me Bindjen Demokratike të Patozit,Lëvizja për ndryshim e Topallit ,Lëvizja Demokratike e Murrizit, kalimi te Nisma e Hajdarit.

Deri kur do vazhdojë kjo përçarje e forcës së parë opozitare në vend,me përjashtime,largime, duke shpallur armiq e tradhëtarë brenda familjes së përbashkët politike.
Kujt i shërben kjo situatë apo betejë historike ndër vite në Partinë Demokratike.
Kush janë stimuluesit apo nxitësit e këtyre largimeve në vite,cilat janë interesat e afërta dhe të largëta për këtë force politike.
Demokratët e ndershëm dhe pa pushtet kanë mbeshtetur vazhdimisht Partinë Demokratike, pavarësisht interesave për pushtet të përfituesve nga Partia Demokratike.

Sot është koha dhe mundësia e vetme për bashkim ,pa shpallur armiq e tradhëtarë në familjen tonë përbashkët.

Opozita është demokraci dhe vlerë demokratike.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?