Krijuesja e vaksinës AstraZeneca: Të kalosh Covid-in do të jetë sikur të kalosh gripin
Profesoresha Dame Sarah Gilbert, puna e së cilës çoi në zhvillimin e vaksinë së Oxford, AstraZeneca, tha në webinarin e Shoqërisë Mbretërore të Mjekësisë se virusi do të dobësohet me kalimin e kohës dhe përfundimisht do të bëhet si të tjerët.
“Ne tashmë jetojmë me katër koronaviruse të ndryshëm njerëzorë për të cilët ne nuk e vrasim shumë mendjen dhe përfundimisht Sars-CoV-2 do të bëhet një nga ata. Pyetja e vetme është se sa kohë do të duhet për të arritur atje dhe çfarë masash do të duhet të marrim për ta menaxhuar atë ndërkohë”, tha ajo.
Dame Sarah Gilbert gjithashtu tha se po përpiqet të mbledhë fonde për të ndihmuar në parandalimin e pandemive të ardhshme. Ajo tha të mërkurën se ajo është duke pritur për fonde që të përpiqen të parandalojnë sëmundje të tjera infektive.
“Duhet të punohet për t’u përgatitur për pandemitë e ardhshme. Investime të vogla tani mund të kursejnë potencialisht miliarda paund në planin afatgjatë”, ka paralajmëruar ajo.