Dritan Leli i futet punës për të pastruar plehun …

Aktualitet

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli ditën e sotme ka “përveshur mëngët” dhe ka ndihmuar Spirto që të pastrojë plehun në katua.

Leli veç fotove që ndan me ndjekësit e tij, tregon dhe premtimin që i kishte bërë të zotit të shtëpisë, se do të shkonte pranë tij për të pirë edhe kafe turke, në momentin që rruga e fshatit Beshisht do të ishte e përfunduar.

“E nisa ditën herët sot, bashkë me Spiron, duke pastruar plehun në katua, një nga ritualet e mëngjeseve që e ndihmojnë ta nisi ditën mbarë.

I kisha premtuar Spiros që do të kthehesha të pija kafen në shtëpinë e tij, kur të përfundonte rruga e Beshishtit.

Jam i kënaqur që punët e përditshme i janë lehtësuar, falë rruges. E dëshmon këtë fakti që Spirua ka rritur numrin e lopëve. Jam i bindur që do të ndodh njësoj edhe me banorët e tjerë. Do të kthehem sërish në Beshisht sepse rruga e ka bërë zonën një zgjatim të qytetit”, shkruan Leli.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?