Politike

Basha: Kurrë s’do bëj pazare me Ramën, për tetë vite me radhë më ka quajtur kukull të Berishës

Lulzim Basha në një komunikim me mediat ka hedhur poshtë akuzat e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ato të kryeministrit Edi Rama, për pazare.

Ai tha se nuk është ‘kukull’ e Sali Berishës apo dhe se nuk është ‘peng’ i Ramës.

“Për 8 vite me radhë Edi Rama më ka akuzuar për ‘kukull’ të Sali Berishës. Dje Sali Berisha më ka akuzuar për ‘peng të Edi Ramës’. E para gënjeshtër, e dyta s’do të ndodhë kurrë. Të dyja janë dy anë të të njëjtës medalje. PD po ecën përpara. Do i prijë betejës popullore dhe kthimit të vendit në shinat e demokracisë që sigurojnë një jetë të mirë për çdo shqiptar. Ky është misioni i çdo demokrati dhe misioni im. Do t’i qëndrojë me përkushtim deri në fund.”, tha Basha.

 

https://www.facebook.com/watch/?v=345887183894225

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?