Rajoni

Vuçiç thirrje BE-së të verifikojë nëse ekziston një marrëveshje e reciprocitetit

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka folur pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë pas vendimit të qeverisë së Kosovës mbi vendosjen e reciprocitetit të taksave nga qeveria e Kosovës.

Në fjalën e tij ai u shpreh se në 24 orët e fundit atij i është propozuar një zgjidhje me kompromis të cilën e ka refuzuar.

Ne biseduam për situatën në Kosovë, veçanërisht pas veprimit kriminal të regjimit nga Prishtina. Gjatë ditës së djeshme, dhe këtë mëngjes, mora një propozim se si duhet të duket një zgjidhje kompromisi, por e refuzova. Jam lodhur nga politika e aktit të përfunduar. Nëse Serbia do të kishte pranuar, njësitë ROSU do të tërhiqeshin menjëherë, por ne nuk i pranojmë kushtet.” – tha Vuçiç.

Vuçiç ka kërkuar reagimin e menjëhershëm të BE-së, në lidhje me ekzistencën e një marrëveshje të tillë midis Kosovës dhe Serbisë.

Tërheqja e të gjithë trupave nga veriu i Kosovës dhe Metohisë, kthimi në gjendjen e mëparshme, në mënyrë që të mund të përgjigjemi. Ne po kërkojmë një përgjigje urgjente nga BE -ja, nëse ka një marrëveshje të Brukselit në transaksionet ligjore. Duhet të shohim nëse kjo marrëveshje ekziston apo jo. Bashkësia e komunave serbe është thelbi i marrëveshjes së Brukselit. Ne gjithashtu do të insistojmë në lirimin e menjëhershëm të Ivan Todosijeviçit sepse ai u dënua në kundërshtim me marrëveshjen e Brukselit” – tha Vuçiç.

Në fund Vuçiç tha se gjithsesi nuk do të ketë as tensione dhe as ndonjë aksion të ndërmarrë nga ana e Serbisë.

Këshilli u kryesua nga Presidenti Vuçiç dhe seancat u ndoqën, ndër të tjera, nga Kryeministrja, Ana Brnabić, Ministrat Nebojša Stefanović, Aleksandër Vulin, si dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe, Milano Mojsilović dhe Drejtori i BIA-s, Bratislav Gašić.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?