Shikoni veprimin e Ronaldos pasi goditi me top punonjësin e sigurisë
Manchester United pësoi disfatë 2-1 ndaj Young Boys, në Champions League. Një episod tejet interesant ndodhi pak para se të fillonte sfida e “Wankdorf Stadium”.
Cristiano Ronaldo goditi me top një pjesëtar të sigurimit, me këtë të fundit që u shëmb në tokë. Nuk vonoi as stafi mjekësor, që i erdhi menjëherë në ndihmë.
Jo vetëm kaq, pasi pranë ngjarjes u afrua edhe vetë Ronaldo, me sulmuesin e ri të Manchester United që donte të shikonte gjendjen e personit të shtrirë në tokë për shkak të goditjes së tij tejet të fortë.
Cristiano Ronaldo hit steward with his shot in training before the clash.
He then jumped the barrier to check if he's alright while he received medical help 🤗
🎥 @DAZN_DEpic.twitter.com/stOrQ5ADP8
— VBET News (@VBETnews) September 14, 2021