Rama dhe ministrat betohen te Meta.

Politike

Betohet qeveria e re ‘Rama 3’. Kryeministri Edi Rama bashkë me anëtarët e tjerë të kabinetit u betuan te Presidenti Ilir Meta, në një ceremoni që nisi në oren 10:00. Pas ceremonisë, e cila zgjati shumë pak, Rama dhe ministrat dolën nga Presidenca, ndërsa iu drejtuan Kryeministrisë në këmbë. Sot do të mbahet edhe mbledhja e parë e qeverisë së re.

Rama dhe ministrat e tij, duke respektuar sinjalistikën, kanë pritur në semafor, ku më pas kanë kaluar edhe rrugën pranë Kuvendit dhe më pas u vendosën para shkallëve kryesore të Kryeministrisë për të bërë edhe foton zyrtare.

RAMA SHKON NE PRESIDENCE
Gazetari Ergys Gjençaj raportoi në një lidhje live për ‘News24’ se kryeministri Edi Rama dhe ministrat u mblodhën si fillim në kryeministri. Më pas eskorta e kryeministrit Rama shkoi në Presidencë, ndërkohë që aty ishin edhe të gjithë ministrat. Ceremonia në fjalë ishte me dyer të mbyllura për mediat.

 

 

Qeveria “Rama 3” do të përbëhet nga 12 gra e 5 burra bashkë me kryeministrin, ndërsa shkon sot të betohet te një President që ka marrë ‘vulën’ e shkarkimit nga Kuvendi i vjetër, por jo nga Gjykata Kushtetuese.

Ishte mazhoranca e PS që inicioi shkarkimin e Metës me pretendimin se kishte ndikuar dhe ndërhyrë në zgjedhjet e 25 prillit duke dalë nga statura e Presidentit. Gjithsesi Meta e ka dhënë një sinjal dakordësie me qeverinë e re pasi ka emëruar dekretimin e të gjithë anëtarëve të rinj të kabinetit Rama, nga kryeministri tek ministrat që vijojnë. Kujtojmë se dje kryeministri Edi Rama dhe ministrat e qeverisë së re u miratuan dje në Kuvend me 77 vota pro, 53 kundër dhe 1 abstenim.

QEVERIA E RE
1) Zoti Edi Rama- Kryeministër;
2) Zoti Arben Ahmetaj – Zëvendëskryeministër dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave;
3) Zonja Olta Xhaçka – Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;
4) Zoti Niko Peleshi – Ministër i Mbrojtjes;
5) Zoti Bledar Çuçi – Ministër i Brendshëm;

6) Zonja Delina Ibrahimaj- Ministër i Financave dhe Ekonomisë;
7) Zonja Belinda Balluku – Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
8) Zonja Evis Kushi – Ministër i Arsimit dhe Sportit;
9) Zoti Ulsi Manja – Ministër i Drejtësisë;
10) Zonja Elva Margariti – Ministër i Kulturës;
11) Zonja Frida Krifca – Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;
12) Zonja Ogerta Manastirliu – Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale;
13) Zonja Mirela Kumbaro Furxhi – Ministër i Turizmit dhe Mjedisit;
14) Zonja Elisa Spiropali – Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin;
15) Zonja Edona Bilali – Ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes;
16) Zonja Bora Muzhaqi – Ministër i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët;
17) Zonja Milva Ekonomi – Ministër i Shtetit për Standardet e Shërbimeve.

(BalkanWeb)

buy windows 10 enterprise

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?