Make-up artisti i famshëm vjen në Tiranë

Stil/Jetë

Make-up artisti i njohur, Pablo Gil Cagne, ka mbërritur në Tiranë.

Të gjitha vajzat që e kanë ëndërruar këtë ditë, do të kenë mundësi që të këshillohen me një nga artistët më të mirë ndërkombëtar të grimit.

Pablo është konsulent imazhi për shumë aktore, këngëtare dhe vajza të shfaqjes, të tilla si Monica Bellucci, Diana Ross, Jodie Foster, Nicole Kidman, Simona Ventura.  Ai bashkëpunon në ngjarje të mëdha si “Miss World” apo “Miss Italia”.

Image

Ditën e sotme ai ishte në një lidhje direkte me emisionin “Shqipëria Live”, ku zbuloi yjet që e lodhin gjatë punës, apo ato që i do.

“Ishte kënaqësi të punoja me Jodie Foster, por edhe e lodhshme. Kam fatin që të bëj make-up e këtyre yjeve të mëdha, duke qenë se marr pjesë në evente të rëndësishme. Ivanka Trump ishte shumë e komplikuar të menaxhoje situatën, është e tmerrshme ti bësh make-up.

Image

Më e lehta Monica Bellucci, pasi është shumë natyrale dhe do makijazh të thjeshtë. Ajo është shumë, shumë e sjellshme me mua. Ajo do një make-up që i evidenton bukurinë e saj”, tha ai.

Ndërsa i pyetur se kujt ka dëshirë që t’i bëjë makijazhin,personazheve të famshëm që ende nuk ka punuar me ta, Pablo tha për ish-Zonjën e Parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michelle Obama.

buy visio professional 2019

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?