Abuzimi me tenderin e uniformave, SPAK merr në pyetje Flutura Çekrezin

Aktualitet

SPAK ka marrë në pyetje drejtuesen e njësisë së Prokurimit, Flutura Çekrezin në lidhje me abuzimin e tenderit të uniformës së policisë.

Ajo është shprehur se e gjithë përgjigjësia është e Policisë së Shtetit, pasi sipas saj ajo vendoste çmimet specifike.

“Prokurorimi publik nga ka asnjë përgjegjësi. Specifikimet për cmimet i ka caktuar policia e shtetit. Policia e Shtetit e ka gjithë përgjegjësinë” mësohet të ketë thënë Çekrezi në SPAK.

Kujtojmë që SPAK arrestoi 9 zyrtarë në Ministrinë e Brendshme lidhur me abuzimin dhe parregullsitë në lidhje me tenderin e uniformave të policisë.