I vaksinuar me dy doza “Pfizer”, humb jetën fizioterapisti i Kombëtares pas infektimit me Covid

Aktualitet

Humb jetën në moshën 55-vjeçare fizioterapist i Kombëtares së futbollit, Ylli Mihali, pas infektimit me koronavirus.

Mihali raportohet se kishte përfunduar në intubim në spital, pavarësisht se kishte injektuar dy doza të vakinës anti-Covid “Pfizer”.

Ai u infektua përpara ndeshjes ndaj San Marinos, ku Shqipëria triumfoi me rezultatin 5-0 në fushatën kualifikuese të Botërorit “Katar 2022”.

Ylli Mihali ishte pjesë e stafit mjekësor të Kombëtares shqiptare në rolin e masazhatorit.