Gjekmarkaj: Basha nuk kishte mundësi tjetër

Politike

Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj ka komentuar vendimin e kreut të demokratëve, Lulzim Basha për përjashtimin nga grupi parlamentar i Sali Berishës.

“Nuk ka pyetje të gabuara, por ka diçka të impostuar në pyetjen tuaj. Nuk shtrohet pyeta ishte vendim i gabuar apo ë padrejtë. Nuk kishte mundësi tjetër Lulzim Basha apo PD-ja. Duket se ishte shtegu i vetëm për të kaluar. E kam thënë dhe në një media se Sali Berisha është person i madh politik, beteja për statut që mund të bëjë ai, nuk janë beteja për të, pasi janë të një kalibri të vogël”, tha Gjekmarkaj per mediat pak pas perfundimit te mbledhjes se grupit parlamentar demokrat.