Presidenti Ilir Meta dekreton emërimin e Edi Ramës si kryeministër të Shqipërisë

Aktualitet Politike

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar emërmin e Edi Ramës si kryeministër të Shqipërisë, duke i dhënë dritën ‘jeshile’ për të udhëhequr qeverinë. Zyra e presidentës ka ndarë dokumentin që tregon dekretin i cili do të hyjë në fuqi menjëherë.

Shkresa për dekretin e Ramës, iu dorëzua pak ditë më parë nga Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri. Në atë shkresë kërkohej që Rama të ishte kryeministër i Shqipërisë, i propozuar nga Partia Socialiste. Meta nuk e vonoi shumë dhe hodhi firmën e tij mëngjesin e sotëm.

Dekretet e miratuara nga Presidenti kalohen sërish nga Kuvendi në një afat 10 ditë. Para fillimit të detyrës, Kryeministri, zëvendëskryeministri dhe ministrat do të betohen para Presidentit.

DEKRETI:

PËR EMËRIMIN E KRYEMINISTRIT

Në mbështetje të neneve 93 dhe 96, pika 1, të Kushtetutës, pas zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë të datës 25.04.2021, rezultati përfundimtar i të cilave është shpallur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes Vendimit nr. 21, datë 13.07.2021, të Komisionit Rregullator, sot më datë 10.09.2021, në fillim të Legjislaturës së X-të, pas thirrjes dhe zhvillimit të mbledhjes së parë të Kuvendit të porsazgjedhur, sipas propozimit me nr. 216 prot., datë 2.9.2021, të Partisë Socialiste të Shqipërisë, parti kjo që rezulton se ka shumicën e vendeve në Kuvend,

D e k r e t o j: Neni 1 Zoti Edi Rama, emërohet Kryeministër i Republikës së Shqipërisë. Neni 2 Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

 

Pas urimit për emërimin e Lindita Nikollës në krye të Kuvendit të Shqipërisë ditën e djeshme, duket se Meta e ka marrë shumë ‘seriozisht’ bashkëpunimin me institucionet shqiptare. Nuk dihet se si do të vijojnë të jenë më tej raportet…